Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vox pop/ Çfarë presim nga ambasadori i ri i Trump në Tiranë!

Vox pop/ Çfarë presim nga ambasadori i ri i Trump në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka propozuar Gjeneral Eric P. Wendt për postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri, një lëvizje që ka nxitur reagime të shumta mes qytetarëve.
DritareTV ka pyetur qytetarët në për këtë emërim, ku mendimet ndahen mes atyre që e shohin si një zgjedhje të fortë dhe të tjerëve që e lidhin me zhvillimet globale.
“Sa mirë që është gjeneral, më në fund një njeri serioz!” shprehet një qytetar, ndërsa një tjetër thekson: “Amerika e do Shqipërinë, ndaj po sjell një figurë të fortë këtu.”
Por ka edhe zëra skeptikë. “Është shenjë lufte, nuk vjen kot një gjeneral ambasador,” thotë një qytetar, ndërsa një tjetër shton: “Kemi frikë, e dimë pse po vjen ambasadori i ri.”/dritare.net