Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Për drekën e së shtunës, përgatisni supën e artë

Për drekën e së shtunës, përgatisni supën e
Në këto ditë të ftohta dimri dhe të mbushura me viroza, është shumë e rëndësishme të ushqeheni shëndetshëm dhe të merrni vlerat ushqyese.

Dritare.net ju sugjeron të gatuani supën e artë, receta e ditës nga Veggies Tirana.

Nuk do ju marrë shumë kohë për t' gatuar. Vetëm për 25 minuta.

Përbërësit

1/2 lugë gjelle vaj ulliri

1/2 e qepës

2 thelbinj hudhër

1 lulelakër

1 filxhan kasjus

1 lugë gjelle tumerik

7-8 gota ujë

2 lugë çaji kirpë

Limon i shtrydhur.

Përgatitja

1. Si fillim prisni qepën, hudhrat dhe lulelakrën në lule të vogla.

2. Nxehni vajin në një tenxhere dhe më pas shtoni qepën, hudhrat, lulelakrën, kasjus dhe turmerik. Lërini të ziejnë për rreth 10 minuta ose deri sa të jenë zbutur.

3. Shtoni ujë avash avash dhe më pas hidhni kripën. Lërini në zjarr deri sa të gjithë përbërësit të zbuten tamam.

4. Kalojini të gjitha në një blender dhe trazojini deri sa të arrini një masë konsistente në formë pureje të supës.

5. Rikthejeni më pas në tenxhere dhe hidhni gotat e mbetura të ujit nëse dëshironi ta holloni akoma. Gjithashtu në fund është momenti që t’i hidhni akoma kripë nëse dëshironi dhe lëngun e limonit.

6. Pasi ta shërbeni në pjata, hidhni sipër sipas dëshirës qiqra me erëza, majdanoz dhe vaj ulliri.

Nëse nuk keni kohë të gatuani, dritare.net ju sugjeron të porosisni të Veggies Tirana. Shërbimi ju vjen direkte në shtëpi dhe në një kohë rekord. Mjafton një telefonatë në numrin 0692077726.

Ju bëftë mirë!/E.B- dritare.net