Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD publikon dokumentin: Gjykata e Janinës konfirmon akuzat për kryetarin e Vorës

PD publikon dokumentin: Gjykata e Janinës konfirmon akuzat për
Partia Demokratike ka shpërndarë një dokument të Gjykatës së Janinës, që mban datën 23/6/2019, dhe konfirmohet se kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, i njohur në Greqi si Jorgo Toto është në kërkim nga drejtësia greke.

PS shprehet se:”  Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, ashtu sikurse Partia Demokratike denoncoi.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmakut, alias Jorgo Toto, nuk i lejohej nga ligji i dekriminalizimit të kandidonte për kryetar bashkie.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto ka gënjyer në Formularin e Dekriminalzimit, duke kryer veprën penale të fallsifikimit të dokumenteve.

Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Për këtë duhet të shkarkohet nga detyra dhe t’i vihen menjeherë prangat për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë.”/ I.M-Dritare.net