Pas takimit me ndërkombëtarët, a do tërhiqet Basha? Duka: Njerëzit po acarohen

Kreu i PAA, dhe njëkohësisht aleati i Bashës, Agron Duka, i ftuar në emisionin ‘Open’, ka thënë se nuk do të ketë tërheqje të kreut të PD-së nga qëndrimi kundër zhvillimit të zgjedhjeve në datë 30 qershor.

Lidhur me deklarata e ndërkombëtarëve për dhunën në protesta, Duka ka theksuar se opozita nuk ka mundësinë që të menaxhojë të gjithë qytetarët e zemëruar dhe shprehet se ‘Rama se me retorikën që po përdor kundër opozitës, po i acaron edhe më shumë qytetarët.’

“Nuk besoj se ka tërheqje. Natyrisht që ndërkombëtarët kanë thënë që jemi kundra dhunës dhe për këtë nuk besoj se dyshon kush. Problemi është të diskutojmë për situatën, a e menaxhojmë dot ne në ditën e zgjedhjeve? Situata është shumë e nderë dhe nuk i shërben as retorika e Ramës. Retorika e përdorur nga ai acaron njerëzit dhe nuk e qetëson situatën. Ka njerëz jashtë mase të ngarkuar nga ana psikologjike që këto zgjedhje i konsiderojnë të jashtëligjshme dhe në këto kushte është e vështirë t’i menaxhosh”, tha Duka/e.k-Dritare.net

LEXO DHE :  Përfundon maratona e Tiranës, triumfojnë atletët kenianë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.