Pas kafkës së të rinjve po rriten struktura të pazakonta kockash

Një studim i fundit ka nxjerrë në pah disa detaje tronditëse, përsa i përket rritjes së kockave te të rinjtë.

Në një universitet në Australi u bë një studim dhe ka zbuluar se te të rriturit,  kryesisht ata të moshës 18-30 vjeç,  pjesa e pasme e kafkës së tyre po rritet në një mënyrë të pazakontë.

Pas grumbullimit dhe analizimit të të dhënave nga 1.200 persona midis moshave 18-86, është zbuluar se për ndonjë arsye, ekzostoza, degëzimi kockor, po rritet te post-adoleshentët dhe të rriturit.

Këto degëzime po rriten gjithnjë e më shumë në pjesën e pasme të kafkës së të rinjve dhe duken si brirë.

Në fakt, media të ndryshme raportuan se të rinjtë po rritin brirë në anën e pasme të kafkës së tyre për shkak të përdorimit të telefonave celularë dhe teknologjisë tjetër për orë të gjata, gjë që është e rremë.

Edhe pse duken si brirë, nuk janë dhe nuk janë celularët që duhet të fajësohen, shkruan dritare.net

LEXO DHE :  Veliaj: Mbi 90% e shkollave kanë nisur mësimin; Më e mira për Tiranën është përpara!

Kjo rritje kockore po ndodh shumë te të rinjtë sot, ndërsa më parë shfaqej te të moshuarit. Diçka po e shkakton këtë ndryshim. Sipas hulumtimit, “ngarkesa mekanike” është përgjegjëse për degëzimin e kockave, që vjen ose jo nga përdormini i shumtë i celularëve për një kohë të gjatë.

Sidoqoftë, ky është vetëm një supozim i bërë nga shkencëtarët për një studim të mundshëm.

Ky lloj degëzimi është gjetur në mbi 40% të njerëzve midis moshës 18-29 vjeç dhe është mjaft tronditëse. Një tjetër shkak mund të jetë qëndrimi keq. Dihet tashmë që qëndrimi keq ndikon në strukturën kockore.

Një shkak është pleqëria, e cila shpjegon pse degëzimi i kockave, shfaqet te pleqtë. Por duhet të theksohet se shkaqet e tjera kryesore janë punët në tavolina, takat e larta, teknologjia, mbajtja e çantave të rënda dhe kequshqyerja./K.C/dritare.net

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.