
Ditën e hënë vendi ynë parashikohet të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm.
Moti parashikohet me vranësira e intervale kthjellimesh.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites në malësitë e zonës së qendrës dhe jug-juglindje.
Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut.
Mjegull e dendur lokale / mjegullinë në zonat luginore në orët mëngjesit deri në mesditë.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.