
Parandalohet vrasja në Korçë, arrestohet autori
Dritare.net

“Shtetasi Endri Dervishi, rreth 28 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar një automjet tip Mercedes Benz me targa AA 666 NL, ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit M.F, rreth 39 vjeç, banues në Drenovë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”njofton policia. Nga të dhënat e para, rezulton se shtetasi M.F nuk ka pësuar asnjë dëmtim fizik apo plagosje.
Autori i dyshuar i ngjarjes, u kap menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariat për të marrë dëshminë e tij. Edhe shtetasi tjetër, gjithashtu ndodhet i shoqëruar. Nuk dihen ende rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Në vendngjarje u gjet një gëzhojë dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, arma në fjalë. Grupi hetimor, po punon për të bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes.

















