
Paralajmërimi i frikshëm: Pas 50 vitesh seksi nuk do të bëhet mes dy personave falë teknologjisë
Dritare.net

Por, duket se hapat e teknologjisë nuk kanë të ndalur, ndërsa shkencëtarët japin paralajmërime “ të frikshme” përsa i përket marrëdhënieve seksuale.
Sipas Neil McArthur, drejtor i “Centre for Professional dhe Applied Ethics” në Universitetin e Manitoba-s, pas shumë vitesh, njerëzit do kryejnë marrëdhënie seksuale pa patur kontakt fizik me njëri-tjetrin.
“Në vitin 2050, do të jetë rritur një brez i cili do të ketë mundësi për të zgjedhur në menynë e mundësive seksuale. 30 vite më parë njerëzit nuk mund të imagjinonin se mund të ekzistonte pornografia në rrjet, Snapchati apo Tinderi. Tashmë ne nuk mund ta imagjinojmë jetën tonë seksuale pa to. 30 vjet më vonë, jeta jonë seksuale do të jetë e paimagjinueshme pa gjeneratën e re të teknologjisë seksuale.”-thotë ai.
Neil është i bindur se teknologjia është e ardhmja e seksit. Ai thotë se marrëdhëniet intime me një robot mund të jenë një gjë normale në 30 vitet e ardhshme.
Neil nuk e përjashton mundësinë që njerëzit do vazhdojnë të duan seksin me njëri-tjetrin dhe nuk do ndalojnë kurrë së bëri këtë.
“ Po, njerëzit dëshirojnë të kenë kontakt fizik me njëri-tjetrin dhe kurrë nuk do ta ndalojnë këtë.
Digiseksualët, të cilët braktisin marrëdhëniet njerëzore në favor të përdorimit të teknologjisë, kurrë nuk do të jenë shumicë, por deri në vitin 2050 ata do të jenë një minoritet i rëndësishëm, diku midis 3% dhe 5% të popullsisë.”-shkron profesori./ I.M-Dritare.net

















