
Para se të zhvendosen në Kanada, princi Harry dhe Meghan Markle pushojnë stafin mbretëror
Dritare.net

E ndërsa mbretëresha përgatiti marrëveshjen pas samitit, ku do të vendoset për të ardhmen e çiftit, Harry dhe Meghan kanë shkarkuar nga puna punonjësit që kishin në shtëpinë e tyre, në Frogmore Cottage, ku ata u transferuan nga Pallati Kensington disa javë pasi lindi Archie. Vetëm dy punonjës kanë arritur ta mbajnë detyrën, menaxheri i shtëpisë dhe pastruesja. Kuzhinierëve, shërbëtorëve dhe këmbësorëve u është thënë se nuk u nevojiten më shërbimet e tyre.
Anëtarët e pushuar nga stafi i vilës tani do të kalojnë te familja mbretërore, pra nuk do të mbeten pa punë.
"Pra, a do të thotë kjo që Meghan dhe Harry nuk do të kthehen më në Frogmore?" mund të pyesni ju. "Frogmore Cottage do të vazhdojë të jetë pronë e Madhërisë së saj, Mbretëreshës", shkroi Meghan dhe Harry në faqen e tyre të re. Duka dhe Dukesha e Sussex do të vazhdojnë të përdorin Frogmore Cottage, me lejen e Madhërisë së saj. Por një burim për Daily Mail tha se, Meghan dhe Harry kurrë nuk do të kthehen më për të jetuar në Britani./K.Cdritare.net

















