Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Paparaci/ Plas moda e pantallonave super të gjera në Parlament

Paparaci/ Plas moda e pantallonave super të gjera në Parlament
Paparaci i “Panorames” sjell edhe kete te diele me pikantet nga bota e politikes. Edhe pse opozita ka bojkotuar Kuvendin, perseri ka lajme interesante qe vijne prej andej. Kete jave kane qene ne fokus grate ku kane spikatur me pantallonat e gjera. Plas moda e pantallonave super të gjera në Parlament Ka qenë një ditë me shi e enjtja që lamë pas e seancës plenare, por kjo nuk i pengoi deputetet femra që të zgjedhin veshjet e preferuara nga dollapët e tyre, paçka se nuk mund të ishin shumë të përshtatshme në kohë shiu.

Ministrja e Arsimit, shumë e shigjetuar këto kohë për reformën në arsimm jo vetëm nga opozita, por edhe nga aleatët e LSI­-së, këtë të enjte ishte veshur në mënyrë shumë të veçantë. Zonja Lindita Nikolla ka hequr dorë kësaj radhe nga fundet klasike apo pantallonat e zakonshme dhe është shfaqur me pantallona shumë të gjera, tamam siç është moda këto kohë.

b3

Veshja e saj e veçantë ka tërhequr edhe vëmendjen e kolegëve, sidomos atyre meshkuj, të cilët e kanë shoqëruar me vështrimet e tyre, derisa sa ministrja ka hipur në makinë. Të njëjtën ide për veshje duket se ka patur edhe deputetja e LSI Silva Caka.

b1

Ajo është në moshë të re, ka linja shumë elegante të cilat i rifitoi vetëm pak javë pas lindjes së fëmijës dhe këtë herë kishte zgjedhur gjithashtu pantallona të gjera me të cilat dukje një mrekulli.

PS-­LSI në krizë, por jo Fredi me Flamurin

Flamur Çelaj është deputet i ri në Parlamentin shqiptar. Ai erdhi si deputet liste, pas heqjes së imunitetit të deputetit të Vlorës, Shkëlqim Selami, të cilit iu dogj mandati si pasojë e ligjit të dekriminalizimit.

b5

Por duket se Flamuri është shoqëruar shumë shpejt me kolegët e tij, kjo edhe për faktin se ai ka qenë pjesë e administratës shtetërore më parë. Këto ditë kur PS dhe LSI po shkëmbejnë kunja mes tyre, Fred Peza dhe Flamur Çelaj duken shumë të qetë me njëri­tjetrin.

Qefalia dhe Lutaj çmallen me ish­ kolegen Luiza Xhuvani

Siç të gjithë e mbani mend, aktorja Luiza Xhuvani, e cila u bë deputete e Grupit të Partisë Socialiste, dorëzoi mandatin pas vrasjeve që bëri i biri. Ndërkohë, ajo i është rikthyer profesionit të saj të parë, aktrimit.

b6

b7

Paparaci ynë e fotografoi pak ditë më parë teksa dy deputetët socialistë, Lutaj dhe Qefaliaj, e takuan me shumë dashamirësi aktoren e njohur dhe ish­kolegen e tyre.

Ylli Pango i shtangur nga ajo që i tregon Dylgjeri

Ylli Dylgjeri, dikur pjesë e administratës së Kryeministrit Nano dhe aktiv në shtypin e shkruar, është fotografuar nga paparaci ynë teksa ka ndalur në rrugë Ylli Pangon dhe i tregon një gjë në celular. Që të dy kanë ndenjur disa minuta në këmbë në rrugë, duke parë atë gjënë që, me siguri, do të ketë qenë interesante…

b2