
Pak ditë nga lindja e foshnjës mbretërore, mamja e Meghan mbërrin në Londër
E Hënë 22 Prill 2019, 11:11
Dritare.net

Doria Ragland, e cila jeton në Los Anxhelos, ka mbërritur në Britaninë e Madhe të dielën.
Ashtu si të gjithë nënat, Doria dëshiron të jetë me vajzën e saj, në ditën e veçantë për të, kur për herë të parë Meghan do të bëhet nënë.
Mamaja e Meghan ka jetuar në Kaliforni, atje ku ka lindur dhe Meghanin. Por tashmë ajo jeton në Los Angelos dhe punon si instruktore e jogës dhe punonjëse sociale. Ajo vjen herë pas herë në Londër, për të parë vajzën e saj.
Kujtojmë që Meghan ka shkëputur marrëdhëniet e saj me anëtarët e tjerë të familjes së saj./E.B-dritare.net

















