Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Padia e Metës ndaj Dvoranit, dëshmon Vitore Tusha

Padia e Metës ndaj Dvoranit, dëshmon Vitore Tusha

Presidenti Ilir Meta ka kallëzuar penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit”.

Pas marrjes në pyetje të Metës dhe Dvoranit, ka dëshmuar në Prokurori dhe Vitore Tusha, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese.

Tusha ka dhënë shpjegimet e saj mbi mbledhjet e KED, për të cilat kreu i shtetit ka ngritur akuzë ndaj Dvoranit.

Ndërkaq mësohet se Prokuroria pritet të sekuestrojë edhe procesverbalet e mbledhjeve të KED dhe regjistrimet audio të mbledhjeve të këtij institucioni kyç të sistemit të drejtësisë./E.B-dritare.net