
Padia e Metës ndaj Dvoranit, dëshmon Vitore Tusha
E Premte 13 Dhjetor 2019, 10:10
Dritare.net

Pas marrjes në pyetje të Metës dhe Dvoranit, ka dëshmuar në Prokurori dhe Vitore Tusha, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese.
Tusha ka dhënë shpjegimet e saj mbi mbledhjet e KED, për të cilat kreu i shtetit ka ngritur akuzë ndaj Dvoranit.
Ndërkaq mësohet se Prokuroria pritet të sekuestrojë edhe procesverbalet e mbledhjeve të KED dhe regjistrimet audio të mbledhjeve të këtij institucioni kyç të sistemit të drejtësisë./E.B-dritare.net

















