
Lirimtarët janë dakord për politikat kundër pastrueseve hajdute!
Dritare.net
I nderuar z. Berisha!
(Ramën njoftoje ti po deshe)
Jam plotësisht dakord me ngritjen e fondit të ndihmës reciproke. Partia jonë ka qenë vazhdimisht pre e sulmeve nga hajdutët të cilët kanë vjedhur shtëpitë e zyrtarëve tanë. Shyqyr zotit që kemi aq para sa t’i ndajmë në disa vende dhe mos mbesim trokë.
Gjithashtu duhet të nxjerrim një ligj për mediat që ndalon përfoljen tonë si njerëz me para, pasi kjo po na bën objekt të hajdutëve. Se hajdutët janë njerëz pa din e pa iman, nuk e marrin parasysh që ne e kemi lek gjaku.
Nxjerrja e llogarive nga hakerat iraniane është një argument më shumë pse duhet të ngremë fondin pasi nuk duhet t’i çojmë lekët në banka por t’i mbajmë në shtëpi. Dhe mbajtja në shtëpi ka rreziqet e saj si rasti i pastrueses, të cilave duhet t’i paraprijmë duke kërkuar certifikatë nëse kanë precedentë penalë si dhe të shikohet nëse kanë dosje.
Në kundërshtim me opinionin e përgjithshëm unë mendoj që ata me dosje janë njerëz përsëmbari. Këtë ma ka thënë edhe Sulua në tregimet e tij për sigurimin dhe komandantin.
Sa i takon kuotës, jam dakord por me kusht që të bëj edhe rolin e administratorit të fondit. Si rrogë do doja 7% të shumës së përgjithshme. Por këtë edhe e diskutojmë dhe mund ta bëjmë 10%, se inflacioni bën të vetën.
Me respekt
IM dv./dritare.net

















