
Strategjia e opozitës për rastin e pastrueses hajdute!
Dritare.net
Meta: Doktor, e more vesh ça kishte bërë vaki, kishte vjedhur pastruesja shtëpinë e shefes së kabinetit të Tigrit?
Berisha: E mora vesh, e mora. Dramatike. Kushedi sa është mërzit Beni. E more në telefon?
Meta: E mora doktor. E pyeta ça bënte? Më tha që po numëronte eurot. I thashë të numëronte edhe paundët, por më tha se i kishte harxhuar në Londër se kishte blerë dy vila.
Berisha: Na ka vu në pozitë të vështirë ajo zonja. Tani duhet me fillu me la shtëpinë dhe fshirë mobiliet vetë. Ne i ndamë punët, unë do laj shtëpinë kurse Lili pluhurat e mobileve. Po ti, si u organizove?
Meta: Unë nuk e heq atë timen doktor. I kam thënë që po u solle mirë do të bëj deputete, siç bëra dadon e fëmijëve. Ajo ishte dakord. Më tha që nëse nuk do t’i pëlqente, a mund t’ia shiste vendin ndonjë tjetri? I thashë bëj si të duash, puna jote ajo. Nuk jemi kot partia e lirisë. Po me Ramën ke folur?
Berisha: Fola. Më tha që unë nuk e kam problem se ato tre mijë euro që kam, i mbaj gjithmonë me vete.
Meta: Po me tigrin ça do bënte?
Berisha: Më tha që nuk e njoh kush është. Kam pasur një me këtë emër, ministër dikur, por nuk i kujtohej tamam.
Meta: Ka filluar bën si Komandanti. Më thoshte Sulua që komandanti kur do çonte ndonjërin në plumb, tre muaj përpara bënte sikur nuk e njihte dhe më pyeste: “Kush është ki mo Sulo, kush ma ka sjellë?”
Berisha: Nuk duhet ta lejojmë që tigri të përfundojë në burg. Ai ka qenë luajal dhe bashkëpunues me ne. Madje na ka nisur edhe punonjës të tij që të merrnin pjesë në protestat tona. Nuk duhet me e lejue.
Meta: Ashtu them edhe unë doktor, por duhet të hedhi ndonjë lek se mbrojtja paguhet. Se kushedi ç’na kanë punuar edhe ne pastrueset, po nuk e dimë, se kush ka pasur kohë t’i numërojë eurot.
Berisha: E drejtë kjo që thua. Djalë i ri ai, e ka jetën përpara. I bën prapë ato euro. Po ti ça po bën, po i përgatit ata hajdutët e tu, më fal, anëtarët, për demonstrata?
Meta: Po përgatitemi doktor, megjithëse këto më të talentuarit po mi merr Rama. Por kemi ende kandidatë për vende pune.
Berisha: Bukur. Mbesim në lidhje se kam orarin për të larë shtëpinë tani./dritare.net

















