Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Berisha hedh idenë e fondit të përbashkët ndërpartiak!

Berisha hedh idenë e fondit të përbashkët ndërpartiak!

I nderuar z. Meta

Për dijeni z. Rama

Pas vjedhjes që pastruesja i bëri shefes së kabinetit të Tigrit, duhet të vëmë në dukje që ne të gjithë jemi në rrezik. Vjedhja që i bënë mamasë së Damja ose Haxhinases apo Halimit, në të vërtetë ishin një kambanë alarmi për ne.

“Hë mo se nuk do të vijë në kokën tonë” thoshim. Por ja që krimi nuk ka të ndalur. Krimin nuk pyet për ngjyra partiake zotërinj.

Nuk ka rëndësi që Damja thonë se ia vodhi Saja, Haxhinases vetë shefi i tij kurse Halimit ende nuk është marrë vesh. E rëndësishme është që ky është një fenomen që po përhapet.

Ndaj që mos të na ndodhë si ai prifti gjerman Moller, që tha se kur nazistët erdhën të më arrestonin mua, nuk kishte mbetur njeri të bërtiste, dhe që ne mos të ndodhemi në situatën që kur të na vjedhin mos kemi se kush të na japi një pjatë gjellë, unë hedh idenë e fondit të kompensimit.

Sasia e kuotave mendoj që të jetë e barabartë për shumë arsye. Socialistët megjithëse thonë që përfaqësojnë fukarenjtë, siç e kanë treguar edhe ngjarjet e fundit shto edhe faktin që janë në pushtet, nuk e kanë problem.

Ne demokratët vërtet jemi parti e dytë por kemi vendosur rekorde në korrupsion që akoma nuk janë kapur.

Kurse lësëistat vërtet janë të pakët në numër, por kanë më shumë talente për punë dore.

Fondi do ketë për qëllim kompensimin e zyrtarëve që ju vidhet shtëpia.

Kërkesa për kompensim do paraqitet duke treguar prejardhjen e parave e cila duhet të jetë ekskluzivisht ndihma nga xhaxhallarët, hallat ose vëllezërit dhe motrat më emigracion.

Përjashtohen nga paraqitja e burimit kryetarët e partive. Në këtë rast ata do dëmshpërblehen për dëm emocional si në rastin e guvernatorit Fullani.

Lind nevoja e një administratori, por duke qenë se të gjithë e kemi namin e keq, është një pikë që e zgjidhim më vonë.

Juaji sb!/dritare.net