
Historia e Kozes, që u bë misioni më i rëndësishëm i jetës sime!
Dritare.net
Nga Eljona Jahaj
-Ne Milano po ikni?-na terheq vemendjen nje cift duke shkuar drejt sportelit te biletave.
-Po,-i thote mami.
-A e shoqeroni pak mamane tone qe te kete dike me vete se nuk di Anglisht?-pyet bashkeshorti. Po iken te djali vet ne Milano dhe thjesht do dike qe te mos ngaterrohet.
-Po si jo!- pergjigjet mami im e cila eshte i vetmi njeri qe njoh qe ka te njejten nivel energjie si me kafe dhe pa kafe.
Marrim biletat, nena ju thote mirupafshim vajzes dhe burrit te saj. Ia marr canten qe ka dhe shkojme drejt doganes shqiptare. Radha eshte e shkurter dhe mbas disa minutash jemi para oficerit te doganes.
Duke menduar qe do ishte nje kontroll i thjesht, nuk e degjoj qe po i bente pyetje nenes dhe per nje moment me kthehet mua.
-A e di tha qe ka mbiqendruar ne Itali dhe ka ndenjur gati nje vit?!
-Jo,-i them une. Une sapo e takova dhe po e shoqeroj tek avioni.
-Nene, pse po shkon ne Itali?-i drejtohet oficeri.
-Po shkoj tek djali,-thote ajo.
-Po pse s’te ben bashkim familjar po torturohesh keshtu. Do te te kthejne kur te shkosh ne Milano. As une nuk lejohem te le te kalosh.
-Djali nuk kishte letra deri para dy vjetesh,-thote neneja. Ka jetuar ne Itali 13 vjet.
-Po pse mbi qendrove vitin e kaluar?-vazhdon ai.
-U semura dhe qendrova andej. Pastaj me vdiq burri dhe erdha ne tetor. Oficeri sheh mua me nje veshtrim keqardhes, por dhe i pashprese. Une, po te le, thote ai, por ishalla te lene te kalosh ne Milano. Do vijne te ankohen dhe per mua qe te lejova.
E kalojme doganen shqiptare dhe e pyes nenen nese e dinte situaten e saj. Po e di,-thote ajo. Po me eci, mire. Po, s’me eci, ca me bo?!
-A ke femije te tjere?-e pyes.
-Kam 5 vajza, por lezeti im eshte te rri tek djali e jo neper kembe te dhendurrve. Dua te shkoj ta ndihmoj, t'i pastroj shtepine e t'i laj e palos rrobat se me lodhet shume ne pune zemra e nenes.-thote ajo duke nxjerre nje shami te fshijë lotet!
Koze, si ma tha emrin me vone, ishte shume e qarte me jeten e saj! Ishte martuar ne fshat te Elbasanit me dike qe e kishte takuar vetem nje here. Nuk kishte punuar vet nga femijet e shumte, por burrin e kishte patur brigadier. “Ishte burre i mire. Nuk me ka lenduar asnjehere, por jeta ne fshat shume e veshtire se nuk kishim me cfare t'i ushqenim femijet.” “Alo? Goce, te lutem ma ndihmo mamanë te kalojë kufirin ne Itali. Thuaj qe ishte semure, prandaj mbiqendroi 3 mujorin, po te pyeten.” Kete keshille me thote djali i vet kur merr te emen ne telefon, e cila ma kalon mua.
Eshte e habitshme se si jemi ne vitin 2024 dhe ne si popull shqiptar kemi ende probleme te medha emigrimi dhe familja eshte ajo qe e vuan me shume. Dhe akoma me e cuditshme qe sa te panjohur ishim 20 minuta para tek sporteli i biletave dhe tani e gjej veten duke ndihmuar dike te kalojë kufirin per ne Itali me histori te sajuar dhe isha e sigurt qe mbas ketij episodi ne nuk do flisnim me kurre me njera-tjetren, por perseri nje afinitet i madh me Kozen ne menyre te natyrshme aq sa nuk me trembi me ate qe po me kerkonte!
Koze me ndiqte nga mbrapa me friken se mos me humbiste. Me shpjegonte disa here historine e saj. Madje me nxirrte dhe letrat qe i kishte dhene vajza te tregonte ne kufi. Ne fakt ato ishin vetem iteneraret e vajtjes-ardhjes se saj dhe nje kopje e pashaportes, asgje bindese ndaj oficerave. I them “Mos u merzit! E kuptoj shume mire situaten tende. Do bashkohesh me djalin. Te jap fjalen.” Me shikonte me mosbesim. Ndoshta nga paraqitja ime e bute, por Koze nuk e dinte qe perendimin e njihja me mire se njihja njerezit e vendit tim.
Fluturimi deri ne Milano zgjati dy ore. E mbaja mend me te shkurter. Piketoj Kozen dhe i them “Hajde mbas meje! Une do dal nga dogana per ty e do futem prape per avionin tjeter! Oficerit mos i fol. Do i flas une! Po ku di une Italisht te keqen nona! Une vetem letrat e goces do i tregoja dhe fut doren prape ne çante e mi tregon, perseri per te 5’n here!”
Radha shkoi shpejt!
Ciao-thote oficeri.
Ciao-i pergjigjem.
Siete insieme?-pyet ai.
Si-i them. I marr pashaporten Kozes dhe te timen dhe ia jap.
Paske qene ne Itali shume here,-me thote. Te pelqen?
Po,-i them. Eshte nje nga vendet me te bukura ne bote ne gjykimin tim. Pervec kesaj, une jam rritur me kulturen italiane dhe e ndjej pjese timen. Bejme gati 5 minuta muhabet dhe me pas merr pashaporten e Kozes e shfleton shpejt e shpejt, ve vulen dhe thote “Benvenute a Italia!”
Grazie,-i pergjigjem. Un paese meraviglioso!
Kozja nuk flet. Dalim nga ana e majte e jona, kalojme pengesen e hekurt te deres dhe nxitoj hapin per t'u larguar!
Ne ikje siper i them Kozes “Me jep telefonin dhe me lidh me djalin!”
Mamin e kalova,-i them. Tani me duhet te iki se kam avion tjeter per te marre dhe nuk e nxjerr dot jashte! Por po e le tek dera qe thote “Uscita”!
Djali nga ana tjeter flet shpejt e shpejt me shume gezim, por nuk e mbaj mend ça tha. Koze e hutuar me çfare po ndodhte e i kthehem e i them “Mos u kthe me pa letra ne Shqiperi! Te uroj fat dhe me niper e mbesa se shpejti!”
-Tu bofte dita nje mije thote ajo e me jep nje perqafim! Ja te rregulloj djalin e ta sistemoj se Italia s’osht per mu.
Ndahemi, ajo drejt daljes nga aeroporti dhe une duke marre ne telefon mamin qe te takoheshim perseri tek terminali i segmentit tjeter te udhetimit. Ne nxitim e siper, dhjetra mendime me vinin ne koke, por ai qe nuk me leshonte me shume ishte se si realiteti Kozes, i imi, i Milanos, i lluksit verdalle takoheshin ne 2 ore dhe shkriheshin sikur te ishin njohur gjithe jeten. Si halli i Kozes u be dhe halli im dhe ne ato dy ore ishte misioni me i rendesishem i jetes sime dhe sikur kishte qene i tilli qe diten e pare!
E kap me vrap avionin tjeter dhe te vetmin skenar qe mbaja ne mendjen time ishte imazhi i larjes dhe palosjes se rrobave te djalit te Kozes sepse ajo ate donte me shume se çdo gje tjeter “ta ndihmonte djalin e saj qe lodhej kaq shume ne pune!”/Marrë nga Facebook-u i autores

















