Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

O Sokol, hipi makinës dhe ik’- Zjarri në Tiranë i rrezikon jetën zjarrfikësit!

1786552592_zjarrfikesi.jpg

Zjarri në Daias të Tiranës ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar seriozisht edhe jetët e zjarrfikësve që po përballen me flakët.

https://youtube.com/shorts/Uu6VaVU68dY?si=fu5Bdhm8mgbjQE9n

Nga pamjet e siguruara duket një moment kur flakët zgjerojnë perimetrin dhe ndryshojnë drejtimin, duke u favorizuar nga era e fortë.

Kjo ka bërë që të rrezikohej jeta e një zjarrfikësi, që po punonte aty për shuarjen e flakëve. Në rrezik ishin edhe 2 automjete të forcave zjarrfikëse, që ishin stacionuar shumë pranë zjarrit.

“O Sokol, hipi makinës dhe ik o Sokol”, dëgjohet t’i drejtohet njëri prej zjarrfikësve kolegut të tij, duke e paralajmëruar për rrezikun, pasi zjarri zgjeroi perimetër për shkak të erës së fortë.
Ndërkohë në ‘luftën’ me flakët, veç forcave zjarrfikëse dhe autobotëve, janë angazhuar edhe dy helikopter, një Coguar dhe Black Hawk, të cilët po punojnë nga ajri për shuarjen e zjarrit./dritare.net