Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Nora Istrefi rrëfehet: Roberti i është futur muzikës në një moment të papërshtatshëm

Nora Istrefi rrëfehet: Roberti i është futur muzikës në
Këngëtarja, Nora Istrefi ishte e ftuar në programin televiziv “nZa”. Këngëtarja tashmë nënë e një vajzë, foli për jetën e saj familjare dhe për karrierën muzikore të bashkëshortit të saj Ajo në këtë intervistë televizive tregon se  Roberti i është futur muzikës në një moment të papërshtatshëm. “Roberti është muzikant i shkëlqyeshëm dhe gjithmonë ka kënduar si “back vocal”. Pra ka pasur prirje si këngëtar prej kohësh dhe unë e kam ditur. Mirëpo koha kur Roberti vendosi të marrë atë hap nuk më është dukur shumë e përshtatshme. Për shkak se unë pikërisht në atë kohë sa kisha sjellë në jetë vajzën. Thjesht ne femrat jemi pak më ndryshe, duam më shumë stabilitet. Nuk na pëlqen të rrezikojmë shumë”., Por, më pas ajo tregon se ka qenë ajo vetë që e ka mbështetur dhe e ka motivuar. "Por njëherësh unë u bëra shtysë. Pse jo? Pse të mos e arrijë ëndrrën? Nuk është kurrë vonë”, tha Nora.