Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nobeli për mbrojtësin e Millosheviç, Rama: Zgjedhje e turpshme!

Nobeli për mbrojtësin e Millosheviç, Rama: Zgjedhje e turpshme!
Sot, shkrimtari austriak Peter Handke, i cili ka mbrojtur figurën e Millosheviçit, ka fituar çmimin Nobel në Letërsi.

Kjo ka shkaktuar shumë reagime nga figura të ndryshme, të cilët janë shprehur aspak të kënaqur.

Edhe kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar si një zgjedhje të turpshme nga Akademia Suedeze.

Rama shkruan në Facebook: “Dhënia e Çmimit Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke, që ndër të tjera ka mbrojtur figurën e Slobodan Millosheviç, ka bërë që një shumë politikanësh shqiptarë të reagojnë.

Kurrë nuk kam menduar se do të ndjeja të vjella për shkak të Çmimit Nobel. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë.

Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit  dhe gjenocidit.”/E.B-dritare.net