Njohja me lëkurën tuaj dhe kujdesi ndaj saj

Nga Erjona Shehu-Dermacareklinike

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut. Ajo ka një sërë funksionesh:

Funksioni mbrojtës, termorregullues, funksioni përthithës,  sekretor, respirator, sensitiv etj. Lëkura është një organ kompleks, i cili kërkon edhe vëmendje e kujdes të veçantë. Për t’ia dedikuar lëkurës suaj këtë vëmendje e kujdes duhet ta njihni mirë atë.

ÇFARË  TIPI  LËKURE  KENI?

Për të përcaktuar tipin e lëkurës suaj bëni këtë provë:

Sapo të jeni zgjuar nga gjumi merrni një pecetë letre dhe vendoseni mbi fytyrë duke e shtypur me duar në të gjithë fytyrën.

1- Nëse në pecetën e letrës nuk ka gjurmë yndyre atëherë lëkura juaj është normale  me këto karakteristika: kompakte, elastike, ngjyre homogjene, e butë

2- Nëse peceta e letrës rri e pastër, por lëkurën e ndjeni të thatë dhe të tërhequr, lëkura juaj është e thatë me karakteristikat: Tenton të këtë ngjyrë të verdhë, me risk dehidratimi dhe plakje të shpejtë

3- Nëse në pecetën e letrës vini re pika yndyre veçanërisht në zonën T: fytyrë, hundë dhe mjekër, atëherë keni lëkurë të yndyrshme. Lëkura juaj është e shkëlqyeshme, vajore me pika të zeza me histori për akne. Karakteristikë: Nuk ka tendence për rrudha dhe plaket shumë ngadalë.

4- Gjurmë yndyre në hundë dhe në ballë, por e pastër në faqe. Në këtë rast kemi të bëjmë me lëkurën mikse që e ka pjesa më e madhe e femrave. Është lehtësisht e trajtueshme, mjafton të dihen zonat që kanë nevojë për pastrim dhe ato që kanë nevojë për hidratim.

5- Lëkura sensitive. Në këtë tip lëkurë, prova me pecetë letre nuk është e nevojshme. Ju që e keni këtë lëkurë e njihni që nga momenti që përdorni produkte jo specifike për lëkura të ndjeshme. Keni vene re skuqje dhe fryrje te lëkurës. Karakteristikat: veçanërisht e thate, e tërhequr, e irritueshme dhe delikate.

LEXO DHE :  Koronavirus/ A infektohemi prej pakove online nga Kina? Përgjigjet mjeku!

Pasi të keni përcaktuar tipin tuaj të lëkurës atëherë mund të merrni një sërë masash për mirëmbajtjen e saj, më e rëndësishmja ndër të cilat është higjiena. Për të pastruar mirë fytyrën ju rekomandoj të veproni në këtë mënyrë:

1- Para larjes mblidhni flokët ose vendosni një rrip që ato të mos ju bien në fytyrë. Kështu pastrimi do të marrë kohën e duhur dhe do të bëhet i plotë.

2- Lageni fytyrën disa herë me ujë të vakët! Uji i vakët hap poret dhe ju ndihmon të pastroni më thellë. Shmangeni ujin e ftohtë në larjen e fytyrës. Ende mos e thani fytyrën!

3- Përdorni larësin ose sapunin duke e aplikuar në fytyrë me lëvizje rrethore! Përhapeni me delikatesë në fytyrë, veçanërisht nëse keni akne fërkimi mund ta përkeqësoje ose të lërë shenja. Nuk u nevojitet shumë sapun ose larës për të pastruar fytyrën ndaj mos e ekzagjeroni!

4- Shpëlajeni mirë fytyrën. Hidhini ujë fytyrës disa herë, duke e fërkuar lehtë me duar, pas çdo shpëlarje! Nëse larësi nuk shpëlahet lehtë mund të merrni një copë të pastër apo peshqir pambuku ta shpëlani me ujë, shtrydheni dhe me të pastroni fytyrën. Në fund shpëlajeni prapë.

5- Shpëlajeni shumë fytyrën, më shumë sesa mendoni që duhet shpëlare. Nëse mbetet sapun apo larës ai e than lëkurën, bllokon poret e saj dhe ndryshon pH. Lënia e sapunit e bën më të pisët se më parë lëkurën tuaj.

6- Tregoni kujdes maksimal në shpëlarjen e kufirit midis flokut dhe fytyrës, nofullës së poshtme dhe çfarë rrjedh poshtë saj!

7- Me një peshqir të butë fshijeni fytyrën me delikatese!

8- Vendosni një tonik, pa alkool me një disk pambuku!

9- Vendosni kremin e përditshëm në fytyre dhe vazhdoni aktivitetin!/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.