Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një detyrë e re për Meghan, shihni çfarë i cakton mbretëresha!

Një detyrë e re për Meghan, shihni çfarë i cakton
Ehh epo c’të themi ne tani, Meghan nuk është vetëm një zonjushë, por edhe Dukesha e Sussex, një titull të cilin duhet ta justifikojë.

Nuk dyshojmë se, Meghan do ta justifikojë këtë titull, por ç’t’i bëjmë, mbretëresha nuk mendon fare si ne.

Mësohet se, së fundmi, mbretëresha Elizabet i ka kërkuar nuses së re, t’i nënshtrohet një kursi 6-mujor, nga i cili do të mësojë sjelljet e një anëtareje të familjes mbretërore.

Po, njësoj si në filmin “Ditari i një princeshe” ku Anne Hatheway duhet të mësonte, të gjithë sjelljet e shoqërisë së lartë.

Ne besojmë se për Meghan, kjo procedurë do të jetë e lehtë, pasi që me daljen e parë si Dukeshë, ajo bëri për vete publikun me sjelljen e saj./K.C/Dritare.net