Nis takimi Kurti-Mustafa/ Mediat kosovare: Marrëveshja ende larg

 

Ka nisur pak pas orës 16:00  takimi në kuvendin e Kosovës, mes liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kreut të LDK Isa Mustafa.

Edhe pse ky është një takim që pritet të prodhojë një marrëveshje, mediat kosovare duke iu referuar burimeve të tyre shkruajnë se marrëveshja është ende larg.

“Jemi larg [arritjes së marrëveshjes]. S’ka ndonjë përafrim aktualisht”, ka thënë një burim i afërt me palët për “Koha.net”

LEXO DHE :  Virusi kinez, humbin jetën 15 persona të tjerë

Megjithatë, burimi shprehet skeptik se ky takim do të prodhojë ndonjë rezultat pozitiv, duke mos treguar se ku qëndrojnë ndasitë mes tyre, ndonëse çështja e postit të Presidentit dihet tash e sa kohë që është ajo që ka penguar arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.