
Nis riparimi i pallatit 6-katësh në Durrës, Rama shikon nga afër punimet
E Shtunë 28 Dhjetor 2019, 11:11
Dritare.net

Ministri Çuçi: Është godinë 6-katëshe. Ka pasur dëmtime mesatare. Në këtë pallat jetojnë 40 familje. Dëmet kanë nisur nga poshtë. Pas punimeve, kjo godinë është e sigurt. Në Durrës kemi numrin më të madh të pallateve, me DS3 dhe DS2.
Inxhinieri: Po përforcojmë kolonat. Po bëjmë punimet nga bodrumi poshtë. Kemi bërë ashensorët. Kemi mbathur kolonat dhe i kemi zgjedhur. Që objekti të jetë sa më i fortë dhe i qëndrueshëm.
Rama: Ka mbajtur mirë sidoqoftë. Sa do zgjasë?
Inxhinieri: Kjo punë e ka 3 muaj
Rama: Më shume ka rendësi qe ta shohin dhe te tjerët, dhe njerëzit qe presin qe te hyjnë ne këto godina. Është psikologjike. Dhe unë te isha, pasi nuk mund te futen ne një shtëpi ku mendojnë se do i këputen kolonat./K.C/dritare.net

















