
Nis muaji i Ramazanit, ja mesazhi që jep Rama!
E Shtunë 27 Maj 2017, 09:09
Dritare.net

Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë, për nisjen e muajit të Ramazanit, me një foto të Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë. Rama shkruan se ky monument po i nënshtrohet një restaurimi të plotë.
Postimi i Ramës në Facebook
Mirëmëngjes dhe ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar Muajin e Ramazanit, me këtë foto të Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë.
Ky monument kulture i ndërtuar rreth viteve 1600, xhami e njohur për sistemin e përkryer akustik dhe gërshetimin e kulturës vendase me atë post-bizantine e otomane, po i nënshtrohet për herë të parë restaurimit të plotë falë bashkëpunimit të shkëlqyer të Ministrisë së Kulturës me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Agjërim të lehtë!

















