Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis Muaji i Ramazanit, ja kalendari i agjërimit!

Nis Muaji i Ramazanit, ja kalendari i agjërimit!
Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjat 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumta të hartuara në hadithe. Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e islamit dhe zgjat nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Këtë vit myslimanët do të agjërojnë 29 ditë. Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës, etj. Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në aksham, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë islame.

Agjërimi i Muajt te Ramazanit konsiston në privimin me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit. Myslimani e agjëron këtë muaj sepse është urdhër i Zotit dhe këtë vetëm për të fituar kënaqësinë e tij. Gjithsesi në këtë adhurim, si në çdo adhurim tjetër, ka një sërë urtësish e dobish shpirtërore, psikologjike,sociologjike, shëndetësore etj. Ky adhurim që e ngre njeriun në nivelin e engjëjve, i kujton atij vlerën e mirësive dhe Dhuruesin e vërtetë të tyre; duke i vënë fre egos e maturon atë; duke e bërë bashkëvuajtës me shtresat në nevojë, i mëson atij durimin dhe e bën të përgatitur të përballojë vështirësitë e mundshme të jetës.

Agjërimi i Ramazanit është bërë obligim në muajin Shaban, viti i dytë hixhri, nëpërmjet ajetit 183 të sures Bekare, ku thuhet: “O ju që keni besuar! Agjërimi ju është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm."

Agjërimi në islam dhe aplikimi i tij në praktikë, është një adhurim që bëhet vetëm për hir të Allahut, duke nënkuptuar nënshtrimin dhe respektimin e ligjeve të tij, duke hequr dorë, në një pjesë të kohës së dhuruar nga Zoti, nga ushqimi, pirja dhe marrëdhëniet intime bashkëshortore.

Më poshtë keni kalendarin e agjërimit!

Dritare.net ju uron agjërim të mbarë dhe të pranuar!/K.C/dritare.net