Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nikolla: Procesi i akreditimit, i rregullt nga fillimi në fund

Nikolla: Procesi i akreditimit, i rregullt nga fillimi në fund
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” ka folur për procesin e akreditimit të Universiteteve në vend.

Nikolla është shprehur se ky proces ka qenë i rregullt nga A-ja tek Zh-ja.

“ Institucionet e arsimit të lartë janë përfshirë në një akreditim nga agjencitë më të suksesshme të Britanisë së madhe. Është shumë e rëndësishme të themi se kjo ka qenë një nga angazhimet e “Rama 1”, i cili çoi në mbylljen e 22 institucioneve të arsimit të lartë që nuk ishin sipas parashikimit të ligjit. Është një grupim që çmon standartet dhe cilësitë më të larta në cilësinë më të lartë. Ndaj ne patëm negociata të gjata, dhe dua të falenderoj në fakt, pasi kjo ka qenë një risi e madhe në arsimin tonë të lartë.

Paraprakisht ato kanë vlerësuar të gjithë dokumentet se si veprojnë si publiket dhe private. U unifikuan standarte me të cilat do të vepronin universitetet. Drejtuesit kanë qenë britnikë. Janë bërë pjesë e gjykimit, janë verifikuar dhe standartet e realizuara nga të gjitha universitetet, ka qenë një process i rregullt nga A-Zh-ja.”,-tha Nikolla./ I.M-Dritare.net