
Zjarret në Gramsh/ Ministri Vengu: Largohuni menjëherë nga banesat!
E Martë 12 Gusht 2025, 14:02
Dritare.net

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë një thirrje urgjente për evakuimin e banorëve në fshatrat Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, të rrezikuar nga dy fronte të mëdha zjarri.
Situata e zjarreve në Gramsh mbetet kritike, ndaj edhe Ministria e Mbrojtjes ka bërë disa herë thirrje urgjente për banorët e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.
Ata kërkojnë që banorët të largohen menjëherë nga banesat tyre.
"THIRRJE URGJENTE!
Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt", apelon Mbrojtja.

















