
Zjarr në Fushë-Arrëz, flakët përhapen në pyjet e fshatit Kryezi!
E Enjte 21 Gusht 2025, 17:05
Dritare.net
Në Fushë-Arrëz është shfaqur një tjetër vatër zjarri në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Zjarri i ndihmuar nga erat e forta po përhapet me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë.
Shërbimi zjarrfikës, Shërbimi Pyjor dhe Policia kanë shkuar në vendin ku ka rënë zjarri.
Bashkia Fushë-Arrëz bën thirrje për ndërhyrje të menjëhereshme nga ajri dhe apelon banorët që të mobilizohen për vëninen nën kontroll të flakëve./E.P-dritare.net

















