
Zegjine Çaushi s'i ndahet Bardhit: Ça ke bërë o yll i Kavajës!
Dritare.net
Zegjine Çaushi, e zgjedhur deputete në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit, duket se nuk do t'i ndahet Gazment Bardhit.
Ajo i është drejtuar me një tjetër videomesazh drejtuesit politik të PD në këtë qark, tashmë që edhe KQZ certifikoi rezultatin zgjedhor në qarkun e Fierit.
"Ditë e madhe për tu shënuar. KQZ çertifikoi rezultatin e qarkut Fier, 12 me 4, por ditë e madhe edhe për një arsye tjetër, u ngjall Gazi im. O Gazo po ku ishe futur o lumëmadh, u shqetësuam të gjithë. Thamë mos bën ndonjë të pabërë nga dëshpërimi", thotë ajo.
Me nota të forta ironie "t'i qajë hallin" Bardhit për humbjen e thellë që PD mori në qarkun e Fierit.
"Ça ke bërë o yll i Kavajës tërë këto ditë, ku mi derdhe ato lotë? Në cilin sup e mbështete kokën mor aman? Po bababufi ç'të ka bërë që ju thaftë dora atij katili. Rëndësi ka që u kujtuat sot prapë për ne, se na kishte marrë malli, na kishte zënë meraku për ty. O Gazo, o madhështor, mos lë ditë të kalojë pa u bërë i gjallë, hë xhan se mërziten edhe shoqet e mia, s'kanë me çfarë të merren. Eh ditë e madhe sot, certifikimi i rezultatit, i ka dhembur bababufit dhe Gazit të Kavajës, ju kuptoj. Paçim Gazo, 117,736 vota për Partinë Socialiste, mos e harro këtë", tha ajo./E.P-dritare.net

















