Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E rrëmbyen dhe e dërguan jashtë vendit. Nënë e bijë ribashkohen pas 44 vjetësh!

E rrëmbyen dhe e dërguan jashtë vendit. Nënë e

Kjo është historia e dhimbshme të Han Tae-soon, e cila është një nënë koreano-jugore që kërkoi vajzën e saj për 44 vjet pasi ajo u rrëmbye në vitin 1975 dhe u dërgua ilegalisht për adoptim në SHBA. Në vitin 2019, ato u ribashkuan kur një test ADN-je tregoi se Laurie Bender, një infermiere në Kaliforni, ishte vajza e saj e humbur, Kyung-ha.

Në maj të vitit 1975, Han Tae-soon pa për herë të fundit vajzën e saj të vogël, Kyung-ha, në shtëpinë e tyre në Seul. Ajo kishte dalë për në treg dhe kur u kthye, vajza kishte zhdukur.

Për më shumë se katër dekada, ajo nuk pati asnjë kontakt me të bijën. Kur më në fund u ribashkuan, Kyung-ha ishte bërë një grua amerikane me emrin Laurie Bender.

Sipas zonjës Han, vajza e saj ishte rrëmbyer afër shtëpisë, dërguar në një jetimore dhe më pas adoptuar ilegalisht në SHBA. Ajo tani po padit qeverinë e Koresë së Jugut për dështimin në mbrojtjen e saj.

Rasti i saj është ndër shumë të tjera që kanë dalë në dritë kohët e fundit, ku denoncohen mashtrime, rrëmbime dhe trafik njerëzor përmes programit të diskutueshëm të adoptimeve ndërkombëtare të Koresë së Jugut — një nga më të mëdhenjtë dhe më të vjetrit në botë. Që nga vitet 1950, janë adoptuar jashtë vendit rreth 170,000 deri në 200,000 fëmijë koreanë, kryesisht në vendet perëndimore.

Në mars, një hetim i rëndësishëm zbuloi se qeveritë koreane kishin lejuar shkelje të të drejtave të njeriut përmes mungesës së mbikëqyrjes dhe përfitimeve financiare nga agjencitë private.

Rasti i zonjës Han, që pritet të shkojë në gjykatë muajin e ardhshëm, është një nga dy çështjet historike. Ajo është prindi i parë biologjik që padit qeverinë, ndërsa në 2019, një burrë i adoptuar në SHBA ishte i pari adoptoi që paditi shtetin.

E rrëmbyen dhe e dërguan jashtë vendit. Nënë e

Qeveria koreane ka shprehur “keqardhje të thellë” dhe ka premtuar veprime pas vendimit të gjykatës.

Zonja Han, tani 71 vjeç, tha për BBC-në:

“Kam shkatërruar veten për 44 vjet duke e kërkuar. A më ka kërkuar ndokush ndjesë ndonjëherë? Jo. Asnjëherë.”

Ajo dhe bashkëshorti i saj kërkuan për vite në stacione policie, jetimore, shpërndanë fletushka dhe u shfaqën në televizione duke kërkuar ndihmë. Ajo tregoi se ka ecur aq shumë nëpër rrugë sa i ranë të dhjetë thonjtë e këmbëve.

Në 2019, me ndihmën e organizatës 325 Kamra, që lidh adoptohetit koreanë me prindërit biologjikë përmes analizave të ADN-së, zonja Han mori më në fund një përputhje. Vajza e saj ishte Laurie Bender, infermiere në Kaliforni.

Pas disa telefonatave, Laurie udhëtoi në Seul, ku nënë e bijë u përqafuan mes lotëve në aeroport.

Kur Han Tae-soon dhe vajza e saj e humbur prej kohësh, Kyung-ha, u përqafuan për herë të parë pas 44 vjetësh, zonja Han i kaloi duart nëpër flokë.

"Kam qenë parukiere për 30 vjet. Mund ta dalloj vajzën time vetëm duke ndier flokët. E kisha ngatërruar një herë më parë, ndaj këtë herë duhej ta ndjeja që të isha e sigurt," tregoi ajo.
Fjalët e para që i tha të bijës ishin:

“Më vjen kaq shumë keq.”

Zonja Han ndjeu faj për faktin që vajza e saj nuk kishte mundur të gjente rrugën për në shtëpi kur ishte e vogël.

“E imagjinoja gjithmonë duke më kërkuar… Kur e takova pas gjithë atyre viteve, e kuptova sa shumë e kishte marrë malli për nënën e saj, dhe kjo më theu zemrën.”

Vajza e saj, e njohur tani si Laurie Bender, kishte thënë më parë për Associated Press:

“Është si të shërohet një boshllëk në zemër, më në fund ndihesh si një person i plotë.”

E rrëmbyen dhe e dërguan jashtë vendit. Nënë e

Gjatë ribashkimit, të dyja arritën të rindërtonin ditën tragjike të majit 1975:

Në moshën 6-vjeçare, Kyung-ha po luante pranë shtëpisë kur një grua e panjohur iu afrua, duke pretenduar se njihte nënën e saj. Gruaja i tha se nëna nuk e donte më dhe e mori me vete në një stacion treni.

Pas një udhëtimi me tren, gruaja e braktisi vajzën në stacionin e fundit, ku u mor nga policia dhe u vendos në një jetimore. Së shpejti, ajo u dërgua në SHBA dhe u adoptua nga një çift në Virxhinia.

Më vonë, u zbulua se ajo ishte pajisur me dokumente të rreme që e përshkruanin si jetime, me prindër të panjohur.

“Është si të jetosh një jetë të rreme, ku gjithçka që di rezulton të jetë gënjeshtër,” kishte thënë ajo.

Një industri e heshtur: Tregtia e fëmijëve nga Azia drejt Perëndimit
Programi i adoptimeve ndërkombëtare të Koresë së Jugut nisi pas Luftës Koreane (1950-53), në një kohë të varfër të vendit dhe me rreth 100,000 fëmijë të pastrehë.

Me pak familje vendase të gatshme të adoptonin, qeveria nisi programin si një përpjekje “humanitare”, por ai u menaxhua tërësisht nga agjenci private.

Me kalimin e kohës, këto agjenci fituan fuqi të madhe ligjore dhe vetë menaxhuan gjithçka, duke shtuar ndjeshëm numrin e fëmijëve të dërguar jashtë. Në vitin 1985, mbi 8,800 fëmijë u dërguan për adoptim në vende perëndimore.

Kërkesa nga Perëndimi ishte e madhe për shkak të rënies së lindshmërisë dhe mungesës së fëmijëve për adoptim në vendet e tyre.

Pamjet e kohës tregojnë avionë të mbushur me foshnja koreane – disa të lidhur me rripat e sediljeve si mallra. Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit e quajti këtë fenomen “transport masiv i fëmijëve si ngarkesë”.

Një rast tragjik nga viti 1974 përmend një fëmijë me intolerancë ndaj laktozës që u ushqye me qumësht gjatë fluturimit dhe vdiq në momentin e mbërritjes në Danimarkë.

Kritikët kanë pyetur prej kohësh pse kaq shumë fëmijë duhej të adoptoheshin jashtë vendit, veçanërisht kur Koreja e Jugut po përjetonte rritje të shpejtë ekonomike.

Një dokumentar i BBC-së në vitin 1976 e përshkroi situatën si “jashtë kontrollit” dhe “si një tregti fëmijësh që rrjedh nga Azia në Europë dhe Amerikën e Veriut”.

Sipas raportit të fundit, agjencitë e huaja përcaktonin kuotat për fëmijët dhe ato koreane i përmbushnin me gatishmëri.

Ishte një biznes fitimprurës: mungesa e rregullimit nga qeveria lejonte agjencitë të kërkonin shuma të mëdha dhe “donacione” të fshehta nga familjet.

Rasti i tyre ka hedhur dritë mbi një program të diskutueshëm të adoptimeve ndërkombëtare të Koresë së Jugut, i cili që nga vitet 1950 ka çuar rreth 170,000 deri në 200,000 fëmijë jashtë vendit, shumica në vendet perëndimore. Një hetim i fundit zbuloi se qeveritë e njëpasnjëshme kanë lejuar shkelje të të drejtave të njeriut përmes mungesës së mbikëqyrjes, duke lejuar agjencitë private të "eksportojnë masivisht" fëmijë për përfitime financiare.

Han është ndër të parat prindër biologjikë që padit qeverinë koreano-jugore për dështimin në parandalimin e adoptimit të vajzës së saj. Qeveria ka shprehur keqardhje dhe ka premtuar të marrë masa bazuar në rezultatin e gjyqit./L.F-dritare.net