Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vritet 48-vjeçari në Krujë! Zbulohet emri

Vritet 48-vjeçari në Krujë! Zbulohet emri

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në fshatin Vrion, në Nikël të Fushë-Krujës, ku si pasojë ka humbur jetën një 48-vjeçar.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është identifikuar si Artur Çangu, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta me 33-vjeçarin Eduart Ahmataj.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përplasjeje mes dy personave, ku Ahmataj ka qëlluar me armë Çangun, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, trupi i viktimës është gjetur në fshatin Kurcaj, në të njëjtën zonë, i shtrirë përtokë dhe me plagë nga plumbat.

Policia bën me dije se rreth orës 18:15 është marrë njoftimi për ngjarjen dhe menjëherë kanë nisur kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe dokumentimin ligjor të saj./K.C/dritare.net