Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vlorë/ U përplas nga 'Audi' tek vijat e bardha, ndërron jetë 96-vjeçari!

Vlorë/ U përplas nga 'Audi' tek vijat e bardha, ndërron

Ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi u akidentua dje nga një mjet tip Audi në Vlorë 96- vjeçari Pandeli Opingari.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Demokracia’, teksa 22- vjecari me inicialet O. A. duke drejtuar automjetin Audi, aksidentoi në vijat e bardha 96- vjeçarin, banues në Vlorë.

Pas aksidentit 96- vjeçari u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi që t'i mbijetojë aksidentit.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin O. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar automjetin e markës Audi, ka aksidentuar në vijat e bardha këmbësorin shtetasin P. O., 96 vjeç.