Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vjosa Osmani shkarkohet nga LDK përmes votimit online!

Vjosa Osmani shkarkohet nga LDK përmes votimit online!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë sot se Vjosa Osmani është shkarkuar nga të gjitha pozitat që mbante në LDK.

Duke e quajtur frikacak këtë vendim, Avdyli thotë se Osmani është shkarkuar përmes votimit online.

“Votimi përmes email-it është një vendim mashtrues dhe frikacak si gjithmonë i disa njerzëve që s’kanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së. Këta se kanë problem edhe t’i manipulojnë rezultatet.Ekziston mundësia që rezultatet e këtij sondazhi online mund të jenë manipuluar prandaj s’ka vlerë as juridike as obligativ për askënd” –shkruan deputeti i LDK, Avdyli.

“Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si një sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike”-shton më tej deputeti i LDK./ I.M-Dritare.net