Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Parti e re politike? Vjosa Osmani: Do të gjej dritaren time, po punoj fort!

Parti e re politike? Vjosa Osmani: Do të gjej dritaren time, po punoj fort!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila është nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por që kohët e fundit ka qenë publikisht kundër shumicës së vendimeve të partisë së saj, është lakuar shumë në opinionin publik se mund të ikë nga LDK, pasi edhe disa eksponentë nga LDK duan që ajo të përjashtohet nga partia.

E ftuar në "A Show" Osmani, nuk e ka thënë qartasi se do të ikë nga LDK, por ka lënë të nënkuptohet se ky vendim po shqyrtohet.

Formacioni i ri politik?

"Është një proces që duhet ta zhvillojë në muajt në vijim për të parë ku duan të më shohin qytetarët. Ata që nuk më lanë vetëm kur dënohesha nga partia. Është një premtim që nuk e marr dot vetë, jo për shkak të mungesës së guximit, por pçër shkak se ua kam borxh qytetarëve që vendimin ta marrim bashkarisht. Të jeni të sigurtë se po punojmë fort",- tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

"Do ta gjej një dritare të vogël për të ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme"-tha Osmani./ I.M-Dritare.net