
Isa Mustafa propozon shkarkimin e Vjosa Osmanit nga partia!
E Shtunë 20 Qershor 2020, 13:01
Dritare.net
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar sot Këshillit të partisë dy propozime. Propozimi i parë është që Avdullah Hoti të emërohet nënkryetar i LDK-së dhe i dyti që kryekuvendarja Vjosa Osmani të lirohet nga posti i nënkryetares dhe i anëtares së Këshillit të Përgjithshëm. Kërkesa për shkarkimin e Osmanit vjen në një kohë kur kjo e fundit ka shprehur qëndrimet e saj kundër vendimeve të partisë./K.C/dritare.net

















