Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Shqiptarja Angela Halili lutet për Trump!

Video/ Shqiptarja Angela Halili lutet për Trump!

Një video e Donald Trump, kandidat për president në SHBA është bërë virale në rrjet. Në video shfaqet Angela Halili, bashkë-prezantuesja e podkastit Girls Gone Bible, së bashku me Arielle Reitsma krah ish-presidentit. Halili mban një lutje për ish-presidentin, i cili në duar ka Biblën.

Halili me origjinë nga Tirana u rrit në Clearwater, Florida. Ajo ka fituar vëmendje si influencuese e krishterë dhe aktore, me role në American Horror Stories dhe Welcome to Chippendales. Podkasti Girls Gone Bible trajton tema të besimit dhe vlerave të krishtera. Halili dhe Reitsma, të njohura për qasjen e tyre shpirtërore ndaj sfidave të jetës, kanë krijuar ndjekës besnikë, duke e bërë Girls Gone Bible një nga podkastet më të njohura të krishtera.

Podkasti i tyre arrin miliona shikime.

Kujtojmë se më herët Trump njoftoi se do të shesë Biblën në internet për 60 dollarë, për të mbështetur fushatën e tij./M.K-dritare.net