Video/ Rama telefonon Thaçin dhe i uron Pavarësinë e Kosovës!
Dritare.net

Në një video të publikuar në Facebook, kryeministri Edi Rama uron Hashim Thaçin, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, për ditën e Pavarësisë së Kosovës. Në video, Rama shprehet:
“Gëzuar pavarësinë edhe ty komandant. Jam shqetësuar shumë me këtë histori. Vëlla të përqafoj fort. Të dua shumë. Më vjen shumë keq që s'bëj dot më shumë. Gëzuar, edhe të përqafoj shumë fort dhe të fala atyre shokëve.”
Në postimin shoqërues, Rama tregon se për vite me radhë, telefonata për urimin e 17 shkurtit nga Haga ka qenë e vështirë emocionalisht, por këtë vit Thaçi ka qenë më i qetë se kurrë:
"Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!"/K.C/dritare.net
View this post on Instagram