Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veshkat, mëlçia apo anemia/ Zbulo në kohë sëmundjet me këtë kontroll!

Veshkat, mëlçia apo anemia/ Zbulo në kohë sëmundjet

Kur flasim për shëndetin tonë, parandalimi është më mirë sesa kurimi. Sot, me zhvillimet e fundit, disa sëmundje janë të parandalueshme dhe mund të menaxhohen shumë më mirë nëse identifikohen në një fazë të hershme. Për shumë njerëz është e zakonshme që të shkojnë tek doktori vetëm kur ata nuk ndjehen mirë apo kur janë sëmurë.

Prandaj Dritarja e Doktorit këtë javë ishte pranë laboratorit Intermedica për të theksuar se kur duhet realizuar chek upi dhe kontrollet periodike të shëndetit.

“Me check up ne kuptojmë një tërësi analizash që kuptojmë dhe vlerësojmë funksionimin e organeve të ndryshme. Me anë të panelit biokimik ne mund të vlerësojmë funksionin e pankreasit, funksionin e veshkave, yndyrnat e këqija. Po ashtu vlerësojmë mëlçinë dhe tëmthin. Ndryshe nga laboratorët e tjerë ne mund të dedektojmë sëmundje të shtuara në këtë seri analizash.

Nëpërmjet një check upi ne mund të kuptojmë nëse kemi të bëjmë me një anemi apo një anemi të trashëguar, që ndryshe quhet anemia mesdhetare. Check upi rekomandohet të kryhet në çdo moshë. Të rinjtë rreth 30-40 vjeç është e këshillueshmë të kryhet një herë në vit. Parandalimi përmes check upit përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës dhe parandalon sëmundje, që mund të jenë serioze.”, u shpreh mjekja Bejko./M.T/dritare.net