Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj kujton 21 Janarin: Gjaku i të pafajshmëve thërret për drejtësi

Veliaj kujton 21 Janarin: Gjaku i të pafajshmëve thërret për

Erion Veliaj ka përkujtuar sot 21 Janarin, në 15-vjetorin e ngjarjes tragjike ku humbën jetën katër qytetarë në zemër të kryeqytetit. Përmes një postimi në Facebook, Veliaj shprehet se përkulet me respekt para kujtimit të 4 protestuesve, duke e cilësuar atë ditë si një nga më të errëtat për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.

"Sot përulem me respekt para kujtimit të 4 qytetarëve që humbën jetën m’u në zemër të Tiranës - 15 vjet më parë - në një nga ditët më të errëta, që përgjaku kryeqytetin tonë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.
Plaga e dhimbjes së familjeve mbetet ende e hapur. Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi.
Nuk ju harroj!", shkruan Veliaj./K.C/dritare.net