Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj akuza ndaj SPAK dhe gjykatës: Po më mohohet e drejta për mbrojtje reale

Veliaj akuza ndaj SPAK dhe gjykatës: Po më mohohet e drejta për

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka hedhur akuza gjatë seancës në Gjykatën Administrative, duke deklaruar se procesi ndaj tij po zhvillohet me shpejtësi dhe në mënyrë proceduralisht të cunguar.

Në fjalën e tij para trupës gjykuese, Veliaj tha se prej më shumë se dy vitesh është përballur me një sulm politik, mediatik dhe juridik, që sipas tij kulmoi me heqjen e lirisë personale dhe pamundësinë për të ushtruar mandatin si kryebashkiak i Tiranës.

Sipas Veliajt, ndaj tij dhe familjes është ushtruar një “vetting penal”, ku çdo aspekt i jetës personale dhe familjare është hetuar në mënyrë disproporcionale. Ai shtoi se, megjithatë, ka bashkëpunuar me drejtësinë në çdo fazë të procesit dhe është i gatshëm të përballet me të vërtetën.

"Prej më shumë se dy vitesh, menjëherë pas zgjedhjes sime për herë të tretë si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jam vënë përballë një sulmi frontal, disproporcional dhe të pandalshëm politik, mediatik dhe juridik; një përplasje që, në përfundim të saj, arriti deri në heqjen e lirisë sime personale dhe në pamundësimin e ushtrimit të mandatit që ma besuan 160 mijë qytetarë të Tiranës. Madje, edhe pasi fitova formalisht mandatin tim në Gjykatën Kushtetuese, pas një përpjekjeje tjetër për ta shfuqizuar atë, unë vijoj të mbahem me këmbëngulje në paraburgim dhe izolim, ndërkohë që vetë ligjshmëria e burimit të atij pushteti penal ndodhet sot përpara kësaj gjykate për shqyrtim. Është kontrolluar çdo aspekt i jetës sime. Është hetuar çdo dimension personal dhe familjar i imi. Mbi mua dhe familjen time është ushtruar, në thelb, një formë e plotë “vetingu” jo administrativ por penal, jashtë çdo standardi normal proporcionaliteti. E megjithatë, gjatë gjithë kësaj kohe, unë kam bashkëpunuar me drejtësinë në çdo moment. Kam kontribuar për të lehtësuar punën e saj. Nuk kam pasur asnjë hezitim, asnjë drojë dhe asnjë mëdyshje për t’u përballur me procesin dhe me të vërtetën as dje, as sot”, tha kryebashkiaku Veliaj./L.F-dritare.net