
Varësia nga rrjetet sociale/ sociologu Gëzim Tushi: Shqetësues bullizmi elektronik te fëmijët
Dritare.net
I ftuar në emisonin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare TV, sociologu i njohur Gëzim Tushi ka folur për fenomenin e varësisë nga rrjetet sociale dhe tekonlogjisë dhe efektet negative që shkakton te përdoruesit e saj, të rritur apo të rinj.
“Teknologjia sot është kthyer në shtojcë të forcës humane. Teknologjia është bërë shërbetore e njeriut, njerëzit kanë fillluar të skllavërohen ndaj teknologjia, e cila ka krijuar një varësi të fortë sidomos te të rinjte varsia është absolute. Nuk është faji i teknologjisë por është faji i kulturës së perdorimit të teknologjisë. Bullizmi elektronik është bërë masiv. Ky bullizëm ka përfshirë edhe të rriturit, krijohet një ndenjë bullizmi. Duhet një kulturë e re e përdorimit të tekonlogjisë. Atraksioni i teknologjisë është i jashtëzakonshëm. Ka filluar të kthehet në një farë droge. Fëmijet po bëhen agresivë pasi duan celularin. Kemi pasur edhe vetevrasje pasi teknologjia është përdorur si mjet shantazhi. Femijet bëhen agresivë dhe bullistë dhe për këtë ndikon përdorimi i teknlogjisë dhe rrjeteve sociale”, u shpreh sociologu Tushi./Dritare.net

















