
Ministri i Mbrojtjes: Urdhër evakuimi në Gramsh!
E Martë 12 Gusht 2025, 12:12
Dritare.net

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka njoftuar për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë
Banorët e fshatrave janë urdhëruar të evakuohen për shkak të dy fronteve të rrezikshme të zjarrit që po përhapen që prej mëngjesit.
Në terren janë të angazhuar 80 forca të Forcave të Armatosura në bashkëpunim me ekipet vendore, që punojnë pa ndërprerje për izolimin dhe kontrollin e flakëve.
Gjithashtu, është planifikuar nisja e ndërhyrjes me mjete ajrore për të ndaluar përhapjen e zjarrit./E.P-dritare.net

















