Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U arrestua gjatë aksionit të SPAK, kush është Elvin Merlika!

U arrestua gjatë aksionit të SPAK, kush është Elvin Merlika!

Elvin Merlika, i shpallur në kërkim nga GJKKO që prej vitit 2022 si pjesë e dosjes ‘Plumbi i Artë’, është arrestuar sot pas një operacioni të zhvilluar nga Operacionalja me urdhër të SPAK.

Lexo edhe:

Merlika dyshohet të ketë qenë pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles. Ai akuzohet për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, si dhe për veprime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatave kriminale.

Në janar të këtij viti, SPAK kërkoi konfiskimin e 20 pasurive të Merlikës dhe tetë personave të lidhur me të, përfshirë hotele, apartamente dhe makina luksoze, duke argumentuar se këto pasuri ishin të pajustifikuara dhe rezultojnë nga aktiviteti kriminal i të hetuarit dhe i bashkëpunëtorëve të tij. Megjithatë, kërkesa për konfiskim u rrëzua nga gjykata.

Arrestimi i Merlikës është pjesë e hetimeve të vazhdueshme të SPAK-ut mbi veprimtarinë e grupeve kriminale të strukturuara./dritare.net