Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump: Unë e di saktësisht se çfarë po bëj për Rusinë dhe Ukrainën!

Trump: Unë e di saktësisht se çfarë po bëj për

Donald Trump ka deklaruar se ka një plan të qartë për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump tha:
“E di saktësisht çfarë po bëj me Rusinë dhe Ukrainën. Jam këtu për t’i dhënë fund luftës.”

“Kam zgjidhur 6 luftëra brenda 6 muajsh, njëra prej tyre një katastrofë e mundshme bërthamore, dhe megjithatë më duhet të lexoj e dëgjoj Wall Street Journal dhe shumë të tjerë që thonë gjithçka që po e bëj gabim me çështjen Rusi-Ukrainë. Kjo është lufta e Biden dhe nuk do të kishte ndodhur kurrë sikur të isha unë president. E di saktësisht çfarë po bëj dhe nuk kam nevojë për këshillat e njerëzve që kanë punuar për vite të tëra mbi këto konflikte dhe nuk kanë qenë në gjendje t’i zgjidhin”, tha Trump.