Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump përfundon vizitën shtetërore në Pekin: Bisedime për tregtinë, Iranin dhe Tajvanin

Trump përfundon vizitën shtetërore në Pekin: Bisedime

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përfunduar raundin e fundit të bisedimeve me presidentin kinez Xi Jinping, duke mbyllur kështu vizitën e tij shtetërore në Pekin.

Pas takimeve dyditore, Trump e cilësoi vizitën si “shumë të suksesshme, me jehonë botërore dhe të paharrueshme”, ndërsa Xi Jinping e përshkroi atë si një vizitë “historike dhe me rëndësi të veçantë”, sipas mediave shtetërore kineze.

Megjithëse detajet konkrete të marrëveshjeve mbeten ende të kufizuara, mësohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë tregtia, eksportet e naftës, tensionet me Iranin dhe çështja e Tajvanit.

Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se Xi Jinping është zotuar të mos furnizojë Iranin me pajisje ushtarake. Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se Kina dëshiron rihapjen e plotë të ngushticës strategjike të Hormuzit dhe se Pekini ka rënë dakord të blejë naftë nga Shtetet e Bashkuara.

Trump pritet të flasë së shpejti për mediat nga bordi i Air Force One, ku mund të zbulojë më shumë detaje mbi marrëveshjet dhe rezultatet e vizitës së tij në Kinë./L.F-dritare.net