Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksidentohet për vdekje babai i ministres Adea Pirdeni

Aksidentohet për vdekje babai i ministres Adea Pirdeni

Babai i ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka humbur jetën këtë të enjte pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku 87-vjeçari Luan Pirdeni, i cili lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një motomjet.

Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, për ndihmën mjekësore, por nuk arriti të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Ministrja Adea Pirdeni ka qenë pranë të atit në spital gjatë momenteve të fundit. Thesojmë se pak ditë më parë, më 9 maj, ministrja Pirdeni solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Ndërkohë, policia ka arrestuar drejtuesin e motomjetit, 31-vjeçarin me iniciale S. M., ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./K.C/dritare.net