
Donald Trump ka deklaruar se bisedimet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit mund të rifillojnë në Pakistan brenda dy ditësh, megjithëse nga Teherani nuk ka ende një reagim zyrtar. Në një intervistë për Fox News, ai u shpreh se konflikti është “shumë pranë përfundimit”.
Zëvendëspresidenti JD Vance konfirmoi se administrata amerikane synon një “marrëveshje të madhe” me Iranin, duke lënë të kuptohet për një përpjekje diplomatike për të ulur tensionet.
Në terren, situata mbetet e tensionuar. Bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane ka ndalur pothuajse plotësisht tregtinë, ndërsa disa anije janë detyruar të kthehen në Ngushticën e Hormuzit dhe në Gjirin e Omanit.
Ndërkohë, Izraeli vazhdon sulmet ndaj objektivave të Hezbollah në Liban, pavarësisht kontakteve diplomatike të fundit me qeverinë libaneze në SHBA.
Zhvillimet tregojnë për një situatë të paqëndrueshme, ku përpjekjet për negociata zhvillohen paralelisht me përshkallëzimin ushtarak në rajon./L.F-dritare.net