
Trump do të telefonojë Putinin pasi të përcjellë Zelenskyn!
Dritare.net
Donald Trump deklaroi se pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin menjëherë pas takimeve të tij të sotme me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Kam pasur një komunikim indirekt me Putinin pak më herët. Pas takimit tim me Zelenskyn, do të zhvillojmë një telefonatë direkte,” u shpreh Trump për mediat.
Ai shtoi se ekziston mundësia për një takim trepalësh mes tij, Putinit dhe Zelenskyt, por ende nuk është konfirmuar nëse do të ndodhë.
“Nëse nuk ndodh, luftimet do të vazhdojnë. Por nëse ndodh, kemi një shans të mirë për t’i dhënë fund konfliktit – ndoshta,” deklaroi ai.
Trump theksoi se presidenti rus “po pret telefonatën” dhe se është gati për të biseduar sapo ai të përfundojë takimin me liderin ukrainas.
Pas këtyre deklaratave, Trump përshëndeti gazetarët dhe përfundoi konferencën për shtyp./E.P-dritare.net/BBC

















