Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tjetër krim në vend/ Qëllohet për vdekje 42-vjeçari në kalanë e Beratit, pas sherrit për kalin

Tjetër krim në vend/ Qëllohet për vdekje 42-vjeçari

Një konflikt mes dy personave në Berat, ka degraduar në përdorimin e thikave duke shënuar kështu dhe një viktimë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:10 në lagjen e Kalasë.

Sipas informacionit zyrtar, rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi Kristo Mema, alias, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” në Berat, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha, 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se sherri mes dy burrave ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. Debati ka degjeneruar në përplasje fizike, që më pas ka përfunduar në tragjedi. Autori, i cili ka precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi, është ende në arrati. Shërbimet e Policisë së Beratit janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e 63-vjeçarit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e rrethanave që çuan në këtë vrasje./dritare.net